Hyrje

Prej vitit 1996 ofrojme sherbimet tona ne fushen e shtypit dhe botimeve, duke ju kushtuar gjithe vemendjen e nevojshme klienteve tane, cilesise se produkteve si dhe prezantimit sa me dinjtoz e terheqes ne treg. Ne keto dy dekada, bashke me kerkesat e ekzigjencat e klenteve, jemi rritur edhe ne. Sot gama e produkteve qe ofrojme eshte me e gjere, me cilesore, me e larmishme dhe e personalizuar per çdo lloje kerkese. Me pervojen e fituar, ne ju gjendemi klienteve per te zhvilluar, materializuar e hedhur ne leter idete e tyre.

Kemi nje shtypshkronje moderne dhe dinamike, me nje cikel prodhimi te mbyllur, duke filluar nga grafika dhe parashtypi, me makineri bashkekohore dhe ofrojme jo vetem shtyp, por projekte grafike te perfunduar ne te gjithe ciklin e tyre. Vemendje te veçante i kushtojme impaktit mjedisor te produkteve qe perdorim gjate shtypit, si origjina e letres, bojrave dhe solucioneve qe nevojiten gjate shtypit, te cilat i marrim te çertifikuara.


Sherbimet

Botime

Prej dy dekadash ndodhemi ne krah te autoreve te librave. Shkembejme ide me autoret, bejme faqosjen me programe profesionale, perpunojme grafikisht tekstin, imazhet dhe kopertinen. Shtypi cilesor dhe liberlidhja rezistente garantojne nje liber perfekt.

Generic placeholder image

Broshura & Kataloge

Shtypi yne offset ne quadrikromi me teknologjine Heidelberg garanton ngjyra perfekte dhe kosto te ulet. Per libralidhjen dhe per rifinituren ne pergjithesi jane ne sherbim disa dhjetra makineri te teknologjise bashkekohore per nje rezultat final ekselent.

Shtyp i nxehte & Reliev

Grupi i makinerive manuale dhe automatike qe kemi ne dispozicion, plotesojne kushtet per tirazhe te ndryshme. Pervec produkteve standard, ne mund te prodhojme edhe fletore apo blloqe shenimesh me kopertine te forte e shtyp te nxehte sipas kerkesave tuaja.

Generic placeholder image

Produkte kartoni & etiketa adesive

Nje kuti paketimi duhet te terheqe nje klient apo bleres potencial. Nepermjet grafikes dhe cilesise se shtypit, produkti juaj duhet te beje nje pershtypje pozitive dhe te stimuloje shitjen. Ne ju ndihmojme te zgjidhni produktin qe ju pershtatet kerkesave tuaja. Ofrojme kuti dhe kartona me forma te formatit deri ne 50x70 cm.

Produkte kartoni dhe etiketa adesive

Shtyp i personalizuar

Per panaire, takime, ekspozita, konferenca e seminare, ne kemi krijuar nje tradite. Mund t’ju ofrojme ide dhe t’ju pergatisim nje pakete materialesh te nevojshme per evente te ndryshme si: dosje, blloqe per çdo pjesemarres, buletin me materialet qe referohen, kartolina e certifikata per pjesemarresit.

Shtyp i personalizuar

Fletepalosje

Mundesite per te bere nje fletepalosje jane te panumerta, pa llogaritur llojet e ndryshme te letres e te perpunimit te saj. Ne ju ndihmojme me dizenjon, punimin grafik si dhe me zgjedhjet e ndryshme per nje fletepalosje qe iu pershtatet me se miri nevojave tuaja.

Fletepalosje

Kartvizita

Per nje biznes serioz duhen kartvizita dinjitoze. Ne ju ofrojme kartvizita me leter te spesoruar aq sa duhet, me finiture llaku, si dhe me reliev apo shtyp te nxehte. Me cmim konkurues. Te zyra jone mund te shikoni nje varietet te madh kartvizitash per t’u frymezuar e per te gjetur ate qe ju pershtatet.

Kartvizita

Rreth nesh

Europrint u themelua mbas mbylljes se shoqerise Gazeta Vlora. Liçensuar si veprimtari private ne vjeshte te vitit 1991, Gazeta Vlora ishte nje nga dallandyshet e shtypit te lire ku kane publikuar shkrimet e tyre penat me te mira te kohes. Nisur nga veshtiresite ne shtyp, Gazeta Vlora filloi te importoje makineri dhe materiale te shtypit te cilat mungonin ne shtypshkronjat e kohes. Punohej me makineri te para Luftes II Boterore apo kopje te tyre te prodhuara ne Lindje, kryesisht kineze, krejt artizanale. Vete Gazeta Vlora derdhej ne shkronja plumbi dhe shtypej ne nje makine tipografike manuale.

Kerkesa e vazhdueshme per makineri dhe asistence ne formimin e shtypshkronjave, si dhe mungesa e stafit botues (shumica e gazetareve emigruan), bene qe Gazeta Vlora te terhiqet nga ambicia e botimit te gazetes, dhe ne 1996 u cel Europrint me licence per botime dhe import makinerish shtypi. Ne fillimet e veta aktiviteti i Europrint ka qene kryesisht importi i makinerive dhe materialeve te shtypit. Europrint ka qene e para kompani importuese e makinerive dhe materialeve te shtypit ne Shqiperi.

Nga viti 1998, duke iu pershtatur kerkesave te tregut, shoqeria filloi te perqendrohet gjithnje e me shume ne botimet letrare e shkencore si dhe shtypshkrime te tjera komerciale. Makinerite e shtypit fillestare ishin offsete te formateve te vogla. Me kohe, Europrint fuqizoi te gjithe sektoret e shtypit dhe libralidhjes me makineri bashkekohore. Sot kapacitetet e shtypshkronjes sone bejne te mundur prodhimin e librave me cikel te mbyllur grafike-faqosje-shtyp-plastifikim-libralidhje. Vitet e fundit, ne pershtatje me kerkesat ne rritje, kemi vene ne pune nje linje makinerish per te bere kuti paketimi, artikuj kartoni e shtyp te nxehte e me reliev.

Kontakt